PSZH pendohet dhe aktivizon klauzolën për futbollistin e huazuar
Paris Sen Zhermeni ka vendosur që të aktivizojë klauzolën e blerjes së Çavi Simons. Vetëm 1 vit pasi e lejoi që të largohet drejt PSV-së, kampionët e Francës duket se janë penduar dhe janë të gatshëm që të paguajnë 6 milionët e parashikuar në kontratë për të rikthyer në Paris, futbollistin e kombëtares holandeze.
Megjithatë ende asgjë nuk është mbyllur, për shkak se ky transferim mund të kryhet vetëm nëse edhe lojtari do të jetë dakord që të rikthehet në Francë, lojtari do të ketë 25 ditë kohë për të thënë fjalën e tij, ndërkohë që PSZH do të bëjë lëvizjet e tij për të bindur sulmuesin që të bashkohet me kampionët e Francës.
Simons shënoi 19 gola në Eredivise këtë sezon duke u shpallur shënuesi më i mirë i kampionatit, ndërkohë që është vetëm 20 vjeç dhe premton shumë për të ardhmen. Mbetet për t’u parë nëse Simons do të rikthehet në Francë, tani me një tjetër status.







