PSZH tani kërkon mbrojtësin e Interit

Vazhdojnë pa ndërprerje negociatat për transferimin e Milan Shkriniarit nga Paris Sen Zhermeni. Francezët e kanë objektivin numër një për mbrojtjen dhe PSZH ka ngritur ofertën në 50 milionë euro. Ende nuk mjafton pasi klubi zikaltër kërkon tashmë të paktën 65 milionë euro, një shifër që PSZH me pak sforco mund të realizojë një goditje të madhe në merkato.

Shkriniar nuk dëshiron të largohet nga Interi, por një ofertë e madhe në drejtim të zikaltërve do e nxirrte atë menjëherë në shitje, pasi mund të jetë i sakrifikuari i Interit.

Në rast se Interi e konsideron Shkriniarin si një të sakrifikuar, ai atëherë do të ishte i gatshëm t’i thoshte ‘po’ PSZH-së, ku thuhet se në parim francezët i kanë ofruar një kontratë për 4 sezone dhe ku do të përfitonte 7 milionë euro në sezon plus disa bonuse./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button