Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës pesëkatëshe në Stamboll, ku humbi jetën një person dhe tetë tjerë u lënduan
Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës pesëkatëshe në Stamboll, ku humbi jetën një person dhe tetë tjerë u lënduan

Nga shembja e ndërtesës pesëkatëshe në Stamboll të Turqisë, ka humbur jetën një person dhe tetë tjerë janë lënduar.
Ekipet e zjarrfikësve që kishin dalë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të pamundurën që të nxjerrin të mbijetuarit që kishin ngecur të ngujuar nën rrënoja në Kucukcekmece të Stambollit, transmeton Telegrafi.
Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, tha në vendin e ngjarjes së shtatë persona fillimisht janë raportuar si të lënduar dhe të ngujuar nën rrënoja, ku dy prej tyre kishin pësuar lëndime serioze.
Por zjarrfikësit arritën disa orë më vonë të nxjerrin trupin e pajetë të një burri nga Turkmenistani, si dhe një tjetër që ishte lënduar.
Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës së ndërtuar 36 vite më parë, por nuk ka shenja të ndonjë shpërthimi.
Dy katet e sipërme të ndërtesës janë përdorur si apartamente, që sipas ministrit të Urbanizmit, Mehmet Ozhaseki tha në X se është ndërtuar objekti pa plotësuar standardet.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin rrëqethës të shembjes së ndërtesës dhe veturave që kalonin pranë.
Madje aty shihen edhe kalimtarët e rastit që vrapojnë për t’i ikur më të keqes.
⛔️ Cameras captured the moment an apartment building collapsed in the Turkish city of #Istanbul, killing at least one person and injuring eight, authorities said. The building was reportedly built in 1988. Why it collapsed is still unknown. 😳😱‼️ pic.twitter.com/ZXIYDteIyZ
— ♪メღ Debra Whyte ♪メღ (@debrawhyte) June 3, 2024
CCTV footage shows the moment a building collapses in the Kucukcekmece district of Istanbul, with rescue workers on the scene. One person is dead and at least eight others injured, according to the Turkish authorities, after a 3-storey building collapsed on Sunday morning. pic.twitter.com/bGqKOKSRES
— Wafa News Agency – English (@WAFANewsEnglish) June 2, 2024