Publikohet vlerësimi i ri, CIA: Pandemia Covid u shkaktua nga incidenti në laborator

Publikohet vlerësimi i ri, CIA: Pandemia Covid u shkaktua nga incidenti në laborator

CIA ndryshon qëndrimin e saj zyrtar për origjinën e Covid-19. Ka ‘më shumë gjasa’ që virusi të ketë dalë nga një rrjedhje nga një laborator kinez në vend që transmetimi të ketë nisur nga kafshët.

Vlerësimi i ri vjen pas konfirmimit të John Ratcliffe si drejtor i agjencisë. Ratcliffe, i cili shërbeu si drejtor i inteligjencës kombëtare nga 2020 deri në 2021, gjatë mandatit të parë të Trump, siguroi në një intervistë se një nga prioritetet është kryerja e një vlerësimi të ri të origjinës së Covid: për Ratcliffe, virusi mund t’i atribuohet Institutit të Virologjisë në Wuhan.

Për një zëdhënës të CIA-s, megjithatë, ‘të dy skenarët e lidhur me kërkimin dhe origjinën natyrore të pandemisë mbeten të besueshme’.

Në ditët e fundit të administratës së Bidenit, këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan kishte bërë thirrje për krijimin e një paneli ekspertësh të jashtëm për të hedhur një vështrim të ri lidhur me origjinën e virusit që ndali botën./bbc

 

LEXO EDHE:

Back to top button