Si pjatë anësore ju sugjerojmë pure patatesh ose oriz të zier dhe sallatë me lakër të freskët.
Përbërësit :
5 shkopinj pule ose biftek pule
gjalpë për tiganisje
Për marinadën:
2 thelpinj hudhre
borzilok i freskët
4 lugë vaj ulliri
kripë, biber për shije
2 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja:
Përzieni borzilokun, hudhrën, kripën, piperin dhe lëngun e limonit. Në një enë vendosim copat e mishit, i lyejmë me vaj ulliri dhe më pas me marinadë. Përziejini mirë dhe skuqini në gjalpë për rreth 15 minuta në temperaturë mesatare.








