Pulë mesdhetare që përgatitet për 20 minuta

Kjo pulë mesdhetare që përgatitet shpejt është një ide e mrekullueshme për një drekë të ndryshme dhe mund të përdorni edhe recetën për festat e ardhshme.

Sezoni i festave po afron dhe është koha e duhur për të provuar gatime të reja që më pas mund t’i servirni në tryezën tuaj të pushimeve. Ju sugjerojmë të provoni recetën e pulës mesdhetare e cila është gati për 20 minuta. Jemi të sigurt që të gjithë do ta pëlqejnë atë. Pula e përgatitur në këtë mënyrë është jo vetëm e shijshme, por edhe duket e bukur dhe mund ta shërbeni vetëm me sallatë.

Përbërësit e nevojshëm:
  • 3 biftekë të mëdhenj pule
  • 30 gr rigon i freskët (ose 2 lugë çaji të thatë)
  • 1 lugë gjelle miell
  • 50 ml vaj ulliri
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 spec djegës
  • 3-4 açuge
  • 50 ml verë të bardhë të thatë
  • 16 ullinj të zinj pa fara
  • 16 domate qershi
  • 1 grusht majdanoz
  • kripë
  • piper
Përgatitja:

Pritini pulën në copa sa një kafshatë dhe vendosini në dërrasën e prerjes. I rregullojmë me kripë dhe piper, i spërkasim me rigon të freskët të grirë (mund të jetë i thatë). Lërini mënjanë që të mos prekin njëri-tjetrin.

Pritini ullinjtë dhe domatet qershi në gjysmë dhe dy nga thelpinjtë e hudhrës i grini imët. Në një enë përzieni majdanozin e grirë me thelpin e mbetur të hudhrës të cilën do ta shtypni dhe më pas përzieni mirë.

Në një tigan ngrohni vajin dhe skuqni mishin, shtoni spec djegës të grirë, hudhrën e grirë, açuge dhe përzieni. Pas 30 sekondash hidhni sipër verën e bardhë dhe kur lëngu të avullojë shtoni ullinjtë dhe domatet qershi. Pas 2 minutash, shtoni majdanozin dhe përzieni. Lëreni mishin të pushojë për 2 minuta dhe më pas shërbejeni.

LEXO EDHE:

Back to top button