Pulev: Xhoshua do të dështojë si ndaj Ruizit

Kubrat Pulev është gati për duelin e 12 dhjetorit ndaj kampionit të botës në peshën e rëndë, britanikut Entoni Xhoshua.

E kam parë me shumë kujdes karrierën e Xhoshua-s. Ka një stil të mirë boksimi, por nuk ka treguar se është i fortë psikologjikisht. Unë synoj ta vendos nën presion, pasi e di shumë mirë që jam një person i fortë. Kjo do të bëjë diferencën në ring. Do ta fus Xhoshuan në një zonë të errët, ku ai nuk do të dalë më. Do të jetë një duel që do të ngjajë si lojë shahu. Kjo do të zgjasë disa raunde, por fundi do të jetë shpërthyes. U premtoj fansave të mi se do të triumfoj dhe Xhoshua do të dështojë sërish ashtu si herën e parë ndaj Ruiz. Le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha mes tjerash Pulev.

LEXO EDHE:

Back to top button