Pulishiçi nga spitali me porosi të zjartë për kolegët e tij te SHBA

Mesfushori Kristian Pulishiç realizoi golin e fitores në ndeshjen Amerikë-Iran (1-0). Ky gol kualifikoi kombëtaren amerikane në raundin tjetër të Botërorit “Katar 2022”. Gjithsesi, për mesfushorin e Chelsea, goli kishte edhe pasoja. Ai kishte një përplasje me portierin e Iranit, duke u detyruar të mos zbresë në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes. Pulishiç u dërgua në spital pas ndeshjes, për të parë mos kishte ndonjë dëmtim të rëndë.Nga spitali, ai ka postuar një foto, ku konfirmon se ndihet mirë.

“Jam krenar për skuadrën dhe shokët e mi. Do të jem gati për të shtunën, mos u shqetësoni”, shkruan Pulishiç në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button