Punë e kryer, Haland zbarkon në “Itihad”

Sipas portalit të mirënjohur sportiv “The Athletic”, Mançester Siti dhe Erling Haaland kanë arritur marrëveshje për transferimin e norvegjezit në stadiumin “Etihad”.

Sipas gazetarit të “The Athletic”, Dejvid Ornstein, skuadra anglez e Sitit, ka arritur tashmë marrëveshje me sulmuesin norvegjez, derisa këtë javë pritet t’ia paguajë edhe klauzolën prej 75 milionë euro.

Për Haalandin kishte shumë klube të interesuara, në mesin e tyre edhe Real Madridi, por siç duket janë tërhequr nga gara dhe klubi anglez tani është shumë afër që ta zyrtarizojë sulmuesin e ri.

Norvegjezi me klubin gjerman të Borusia Dortmundit, ka zhvilluar 88 paraqitje, derisa ka shënuar 85 gola dhe ka asistuar 23 të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button