Punë e kryer, Interi firmos me talentin kroat te Dinamo Zagrebi

Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Petar Suçiç, sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Interin.
22-vjeçari është një lojtar që Nerazzurrët e kanë identifikuar si një përforcim në mesfushë për të ardhmen.
Interi thuhet se e sheh Suçiqin si një trashëgimtar të mundshëm afatgjatë të Hakan Çalhanoglu. Veçanërisht në rast se Kristjan Asllani nuk arrin të vendosë pretendimin e tij në rol.