Punë e kryer, mbrojtësi i Barcelonës zbarkon te Lidsi

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Xunior Firpo do të transferohet te skuadra e Lids, pasi që marrëveshja mes palëve tashmë është arritur.  Barcelona nga shitja e tij do të përfitojë rreth 15 milionë euro, plus bonuset, ndërsa futbollisti do të kryejë testet mjekësore dhe pastaj do të zyrtarizohet si futbollist i ri i klubit anglez.

24-vjeçari u bashkua me Barcelonën në vitin 2019 nga Betis, por që nga ajo kohë nuk ka gjetur vend në formacionin startues duke e shtyer atë të kërkojë largimin.

Interesim për mbrojtësin kishin shprehur edhe klubet italiane Milani dhe Interi, por ai zgjodhi kalimin në Angli.

LEXO EDHE:

Back to top button