“Punë Publike për Mbrojtje dhe Parandalimin e Zjarrit”

“Punë Publike për Mbrojtje dhe Parandalimin e Zjarrit”

400 të papunë do të angazhohen përkohësisht për të parandaluar rreziqet nga zjarri përmes masës “Punë Publike për Mbrojtje dhe Parandalimin e Zjarrit” në kuadër të Planit Operacional të Punësimit. Sipas, autoriteteve, ata do të marrin 24 mijë denarë në muaj, dhe ata që do të tregojnë arritje të mira, gatishmëri dhe përkushtim, pas përfundimit të kësaj mase do të punësohen përgjithmonë në shërbimet zjarrfikëse në komuna ose në institucionet përkatëse. Kjo masë sipas Qeverisë, do të përfshijë 14 komuna në të gjithë vendin që kanë shërbime territoriale zjarrfikëse.

”Në vend që të veprojmë në mënyrë të pasinkronizuar dhe pasi dëmi është bërë tashmë, sot po fillojmë një proces përgatitjeje në kohë, parandalimi dhe mobilizimi të burimeve dhe njerëzve. Masa parasheh përfshirjen e 400 personave të pa punësuar të cilët do të angazhohen në punë publike me fokus të krijimit të përforcimit të ekipeve kundër zjarrit dhe aktivitete tjera parandaluese dhe uljen e rrezikut nga zjarret”, deklaroi Marija Miteva – Zëdhënësja e Qeverisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button