Punësimet e reja – Vazhdojnë përplasjet mes krerëve dhe sindikatës së M-NAV

Punësimet e reja – Vazhdojnë përplasjet mes krerëve dhe sindikatës së M-NAV

Gazetar: Adnan Qaili

Ky e-mail i dërguar drejtorit të Kontrollit të trafikut civil ajror – M-Nav, Fahrudin Hamidit nga krye sindikalisti Aleksandar Tasevski, e çoi këtë të fundit në dyert e policisë, shkruan Alsat.

Hamidi e denoncoi Tasevskin për kërcënim me jetë dhe sigurinë fizike. Mes tjerash në këtë e-mail thuhet:

Të paralajmërova se do të bësh ortek, nuk dëgjove, tani është koha për tu djegur…

…kjo do të bëhet shumë e madhe, a punësimi i Migjenit do të jetë vetëm qershia mbi tortë!

Ndërkaq, sot, kreu i Sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror Tasevski, tha se po ushtrohet presion ndaj sindikalistëve pasi kanë ngritur zërin, lidhur me konkursin e fundit për trajnimin e 10 punonjësve. Ai sot mbajti konferencë për media para objektit të Navigacionit, duke paralajmëruar dorëheqje të reja të kolegëve të tyre, për të bllokuar funksionimin e trafikut ajror, deri në prishjen e konkursit të fundit të punës.

“Si hap i parë që mund të përmend, duke filluar nga sot do të fillojë me dorëheqjen e të gjithë atyre kontrollorëve dhe ndihmës kontrolluesve të trafikut ajror që kanë funksione drejtuese, funksione instruktori ose janë drejtues turnesh. Ata do të tërhiqen nga pozicionet e tyre dhe nga projektet në të cilat janë përfshirë. Kjo do të mbështesë të gjitha aktivitetet e sindikatës, si dhe ato që do të pasojnë”, tha Aleksandar Tasevski, Kryetar i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror.

Lidhur me punësimin e 10 personave, pyetëm në Ministri të Financave, prej ku na thanë se kanë dhënë pëlqimin për atë konkurs. Sipas dokumenteve që siguroi Alsat, ky pëlqim është firmosur nga Ministri Fatmir Besimi më datë 13 Nëntor 2023 për punësim në Kontrollin e trafikut civil ajror M-Nav.

Në reagimin e drejtorisë së M-NAV thuhet se dyshimet e hedhura nga sindikalistët për punësime klienteliste janë të pabaza dhe punësimet janë bërë sipas kritereve profesionale të parapara me ligj. Para fundit të vitit, shefat e inxhinierëve dhe teknikëve në M-NAV dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre dhe u tërhoqën nga projektet në të cilat punonin.

Sindikalistët kishin paralajmëruar që do të paralizohet i gjithë trafiku ajror gjatë festave të fund vitit, por kjo nuk ndodhi./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button