Punëtorët në Maqedoni hezitojnë të denoncojnë mobingun

Shumë të punësuar hezitojnë të paraqesin rastet kur punëdhënësi shkel të drejtat  e tyre apo ushtron mobing, nga frika se  mund të humbin vendin e punës. Edhe pse në vitin 2013 është sjellë Ligji për Mbrojtje nga Shqetësimet në vendin e punës, sipas Sllobodan Trendafilov, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, ligji ka shumë paqartësi gjë që shkakton pasiguri tek të punësuarit. Ata paralajmërojnë propozime konkrete për ndryshime në ligj.

 Ndoshta konsiderojnë se ligji nuk është i qartë sa duhet dhe nuk mund të mbrojë të drejtat e tyre si të punësuar.  Janë përgatitur 3 padi në vitet e kaluara, dhe janë ndjekur procedurat ligjore që ende s kanë përfunduar. Por shumicën i kemi zgjidhur përmes marrëveshjeve.  Diçka që në e  kemi evidentuar si mangësi është pjesa e paqartë e direktivave të ligjit për mobing.Mangësitë janë si ligjore ashtu edhe sistemore në këtë problem”, tha Slobodan Trendafilov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Gjatë vitit 2020, Inspektorati i Punës ka realizuar 941 inspektime. Numri i parregullsive të konstatuara gjatë vitit të kaluar është shumë herë më i vogël krahasuar me vitin 2019, 52 kundrejt 196. Megjithatë, nga Inspektorati i Punës thonë se ky dallim mund të shpjegohet me faktin se në periudhën e pandemisë inspektimet janë fokusuar kryesisht tek respektimi i protokolleve për mbrojtje nga virusi korona.

Po, pjesa më e madhe janë anonim, por kemi paraqitje edhe nga persona të njohur. Me shumë gjase nevojitet kohë deri sa të rikthehet besimi në institucione.  Çdo punëdhënës duhet të respektojë ligjin. Jo gjithmonë kur paraqitet një rast konstatohet shkelje, sepse ndoshta edhe të punësuarit nuk janë plotësisht të informuar se çfarë konsiderohet si shqetësim në vendin e punës në bazë të ligjit që është në fuqi”, pohoi Jovana Trençevska, drejtore e Inspektoratit të Punës.

Numri më i lartë i parregullsive është regjistruar në industrinë e tekstilit, ushqimit, metalurgjisë dhe përpunimit të drurit, tek shitjet me shumicë dhe pakicë, objektet për strehim, Aktivitetet e shërbimit administrativ dhe mbështetës, Shëndetësia dhe Punë sociale.

 Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button