Putin do ta marrë vaksinën Sputnik V kundër Covid-19

Presidenti rus, Vladimir Putin, do ta marrë vaksinën e vendit të tij kundër koronavirusit, Sputnik V.

- Advertisment -

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se presidenti, së shpejti, “do të njoftojë vetë, në lidhje me vendimin”.

Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka miratuar përdorimin e vaksinës te personat mbi 60 vjeç.

Ministria tha se vaksina është më shumë se 90 për qind efektive për këtë grup-moshë.

Putin është 68 vjeç.

Gjatë një konference për media më 17 dhjetor, Putin ka thënë se do ta marrë vaksinën pasi të zgjidhen “të gjitha çështjet formale”.

Rusia e ka miratuar vaksinën Sputnik V më 11 gusht, duke e bërë atë vaksinën e parë të koronavirusit që fiton miratimin zyrtar.

Sipas statistikave të Qeverisë ruse, mbi tre milionë njerëz janë infektuar me koronavirus në Rusi, prejse ka nisur pandemia në pranverë.

Prej tyre, mbi 54,700 pacientë kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:

Back to top button