Putin i dërgon letër Kim Jong-Un: I bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve

Putin i dërgon letër Kim Jong-Un: I bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar letër liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ku sugjerohet se dy vendet duhet të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta, raporton televizioni publik i Pyongyangut.

Në letrën e Kim, lideri i Kremlinit ka theksuar se marrëdhëniet e ngushta do të ishin në interes të dy vendeve dhe do të ndihmonte në fuqizimin e sigurisë dhe stabilitetit në Gadishullin e Koresë dhe Azisë Verilindore, transmeton Telegrafi.

Putin tha se dy vendet do të “ndërtonin dhe zgjeronin marrëdhënie konstruktive bilaterale”.

Lideri verikorean gjithashtu i ka dërguar letër Putinit – duke thënë se miqësia Rusi-Kore e Veriut është e fuqishme që nga fitorja ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, që kishte okupuar Gadishullin e Koresë.

“Bashkëpunimi strategjik dhe taktik, mbështetja dhe solidariteti mes dy vendeve ka arritur në një nivel të ri”, thuhet ndër tjera në letrën e Kimit dërguar Putinit.

Kim ka parashikuar bashkëpunimin mes Rusisë dhe Koresë së Veriut, rritjen e saj bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2019 kur Kim takoi liderin rus.

LEXO EDHE:

Back to top button