Putin: Të dorëzohen mbrojtësit e Azovstalit

Putin: Të dorëzohen mbrojtësit e Azovstalit

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Ukraina duhet të urdhërojë luftëtarët e saj që mbeten në fabrikën e çelikut të rrethuar të Mariupolit, Azovstal, të hedhin armët dhe të dorëzohen.

Sipas Kremlinit, lideri rus i bëri këto komente gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett.

Putin tha se forcat ruse janë gati të ofrojnë kalim të sigurt për civilët që mbeten të bllokuar në uzinë, sipas zyrtarëve të Moskës.

Sipas luftëtarëve ukrainas rreth 200 civilë janë ende të bllokuar brenda fabrikës së çelikut nën sulmet e intensifikuara ruse, diçka që e mohon Moska.

Ndryshe, Putin nuk dihet nëse i ka kërkuar falje kryeministri izraelit në lidhje me komentet e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cili kishte deklaruar se udhëheqësi nazist, Adolf Hitler kishte gjak hebre.

LEXO EDHE:

Back to top button