Putin: Të gjithë duam që kjo të përfundojë sa më shpejt

Putin: Të gjithë duam që kjo të përfundojë sa më shpejt

“Të gjithë duam që kjo të përfundojë sa më shpejt”, ka thënë Presidenti rus, derisa kryeministri indian i ka kërkuar që të ndalë luftën në Ukrainë, raporton Reuters.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i ka thënë sot Presidentit rus, Vladimir Putin, se tani nuk është koha për luftë, me gjithë shqetësimet e mëdha të botës për furnizim me ushqim dhe karburante.

“E di që koha e tanishme nuk është kohë lufte dhe kam folur me ty në telefon për këtë”, i ka thënë Modi Putinit në samitin për siguri rajonale, që po mbahet në Uzbekistan, duke shtuar se diplomacia dhe dialogu e mbajnë botë bashkë”, ka thënë Modi.

Ndërsa, Putin i ka thënë Kryeministrit indian se i kupton shqetësimet e tij lidhur me luftën në Ukrainë.

“E di qëndrimin tënd për konfliktin në Ukrainë dhe e di për shqetësimet e tua. Të gjithë duam që kjo të përfundojë sa më shpejt që është e mundur”, citohet të ketë thënë Putin./reporteri/

LEXO EDHE:

Back to top button