Putin thotë se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të ishte ‘gabim’

Putin thotë se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të ishte ‘gabim’

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar homologun e tij finlandez se anëtarësimi në NATO dhe braktisja e statusit neutral nga Finlanda do të ishte një “gabim”.

Ai i ka thënë Sauli Niinisto-s se nuk kishte ndonjë kërcënim për sigurinë e Finlandës.

Diskutimi erdhi gjatë një telefonate të bërë nga presidenti finladez, përpara një kërkese zyrtare të cilën Finlanda pritet ta shpall shumë shpejt.

Suedia gjithashtu ka treguar synimin e saj për t’u bashkuar me aleancën perëndimore, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrave me Rusinë. Deri më tani, ajo ka qëndruar jashtë NATO-s për të shmangur antagonizimin e fqinjit të saj lindor.

Putin nuk bëri një kërcënim specifik për hakmarrje lidhur me lëvizjen e Finlandës, por ministria e jashtme ruse ka treguar se do të ketë hakmarrje.

Vendimi i Rusisë për të pezulluar furnizimin me energji elektrike në Finlandë po shihet si një shenjë e hershme.

LEXO EDHE:

Back to top button