Putin thotë se Rusia shpenzoi 1 miliard dollarë për një vit për mercenarët e “Wagner”
Putin thotë se Rusia shpenzoi 1 miliard dollarë për një vit për mercenarët e “Wagner”
Në disa nga komentet e tij të fundit, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se grupi mercenar Wagner financohej tërësisht nga shteti rus.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, kjo mund të jetë një surprizë për disa, duke pasur parasysh se Rusia ka mohuar vazhdimisht përfshirjen me grupin dhe këmbëngul se ai nuk ekziston ligjërisht sepse kontraktorët privatë ushtarakë nuk janë të ligjshëm në Rusi.
Madje, siç vë në pah Sky News, presidenti rus tha se shteti shpenzoi 86 miliardë rubla (rreth 1 miliard dollarë) për mercenarët e Wagner midis majit 2022 dhe majit të këtij viti.
Putin shtoi se shefi i grupit, Yevgeny Prigozhin, fitoi pothuajse po aq shumë gjatë të njëjtës periudhë nga biznesi i tij i ushqimit dhe hotelerisë.








