“Putini do luftë me Ukrainën” – Vajza e Peskovit dhe ajo e Abramoviçit, kundër luftës Rusi-Ukrainë

Lisa Peskova, vajza e Dimitri Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, me anë të një InstaStory ka kundërshtuar luftën Ukrainë-Rusi, e cila ka nisur që nga dita e enjte, shkruan Alsat.

Gjithashtu, edhe Sofia Abramoviç, vajza e Roman Abramoviç, njeriut më të besueshëm të Putit, po ashtu ka publikuar një fotografi ku kundërshton në mënyrë kategorike luftën që Rusia e nisi në Ukrainë.

Deri tani raportohet për qindra të vrarë e të plagosur në Ukrainë, ndërsa shumë qytetarë kanë lënë vendin e tyre. Liderët botërorë kanë dënuar ashpër sulmin që Rusia ka nisur ndaj Ukrainës derisa kanë vendosur edhe sanksione ndaj shtetit rus./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button