“Putini i detyrohet SHBA-së një përgjigje”, Britania e Franca kritikojnë Rusinë
“Putini i detyrohet SHBA-së një përgjigje”, Britania e Franca kritikojnë Rusinë

Britania dhe Franca kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po i zvarritë bisedimet për armëpushim, që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë. Ato i kanë bërë presion Moskës duke këmbëngulur se Putini i detyrohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës një përgjigje të menjëhershme.
Rusia e ka refuzuar propozimin e SHBA-së për ndërprerje të menjëhershme dhe të plotë për 30 ditë të luftimeve, raportoi AP.
“Ne gjykojmë se Putini vazhdon të zvarritet”, ka thënë sekretar i Jashtëm britanik, David Lammy, bashkë me homologun francez, Jean-Noel Barrot.
Britania dhe Franca po ndihmojnë për të drejtuar një përpjekje shumëkombëshe e njohur si “koalicioni i së mirës” për arritjen e paqes në Ukrainë.
Lammy ka thënë se derisa Putini duhet ta pranojnë armëpushimin, “ai vazhdon ta bombardojë Ukrainën”.
Baroti ka theksuar se Ukraina i ka pranuar kushtet për armëpushim tri javë më parë, dhe se Rusia tani “i detyrohet një përgjigje SHBA-së”.