Që nga 23 maji Izraeli do të lejojë hyrjen e turistëve

“Që nga 23 maji grupe të kufizuara turistësh të cilët kanë marrë vaksinën anti-Covid”, do të lejohet të udhëtojnë në Izrael.

Lajmi i njoftua nga Ministria e Turizmit, e cila bëri me dije se në vend do të hyjnë njerëzit që udhëtojnë në grupe, pasi sipas tyre mund të monitorohen më lehtë.

Gjithashtu turistët të cilët duan të udhëtojnë drejt Izraelit do të duhet t’i nënshtrohen një testi kundër Covid para nisjes dhe më pas një testi pas mbërritjes në aeroport.

Ndërkohë pritet që në një tjetër fazë hyrja e turistëve pritet të zgjerohet.

Sakaq një muaj më parë Izraeli filloi të “hapte” ekonominë e tij falë fushatës së imunizimit.

LEXO EDHE:

Back to top button