Qendra e Sëmundjeve Kardiovaskulare në Ohër pranon vetëm raste më urgjente

Të gjithë terminët nga platforma “Termini im” janë anuluar për një kohë të pacaktuar, dhe pranohen vetëm rastet më urgjente në Qendrën për Sëmundjet Kardiovaskulare në Ohër. Pesëmbëdhjetë punonjës të këtij institucioni shëndetësor, janë të sëmurë me Kovid 19. Gjashtë prej tyre janë mjekë, dhe pjesa tjetër janë infermierë dhe personel tjetër teknik. Mbeti vetëm një kardiolog.
https://www.youtube.com/watch?v=ERD6hARthus&feature=youtu.be
Qendra për Sëmundjet Kardiovaskulare, Ohër
“Në Ohër ka paraqitje të lartë të mutacionit britanik, që karakterizohet me përhapje shumë më të lartë. Fatkeqësisht, kjo situatë nuk na anashkaloi si institucion … ”
Kjo Qendër trajton qindra pacientë çdo ditë, nga i gjithë rajoni i Maqedonisë Jugperëndimore dhe më gjerë. Dhjetë ditët e fundit, Ohri ka qenë ndër qytetet me numrin më të madh të të infektuarve rishtasi, shumica e të cilëve janë nga i ashtuquajturi lloji britanik i virusit.
“… Kjo është për shkak të mosrespektimit të masave, mos mbajtjes së maskave, grupimit, mos mbajtjes së distancës, higjienës së pamjaftueshme.”
Spitali në Ohër aktualisht ka 55 të sëmurë me koronavirus, nga të cilët 35 janë në mbështetje të oksigjenit. Në Strugë ai numër është 16, nga të cilët 10 pranojnë oksigjen.
Miki Trajkoski