Qendrat e mbyllura të votimit në Serbi, votimi u karakterizua edhe me pretendime për parregullsi

Qendrat e mbyllura të votimit në Serbi, votimi u karakterizua edhe me pretendime për parregullsi

Vendvotimet në Serbi për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, krahinore dhe lokale janë mbyllur sonte në orën 20:00 dhe dita e zgjedhjeve është shënuar me akuza të ndërsjella për parregullsi të shumta nga pjesëmarrësit në zgjedhje.

Përfaqësuesit e listave të opozitës deklaruan se qytetarët e Republikës Srpska janë sjellë me autobusë të organizuar në Stark Arena të Beogradit, nga ku janë dërguar në qendrat e votimit ku kanë votuar. Përfaqësuesit e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KIR) dhe kryeministrja Ana Brnabiq deklaruan se janë shtetas të Serbisë, të cilët janë të regjistruar në listën zgjedhore.

Koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka publikuar në rrjetet sociale një incizim të takimit me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me një reagim të mundshëm ndaj rezultateve, gjatë të cilit njëri prej të pranishmëve “përcolli mesazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se do të njohë rezultatet e zgjedhjeve në Beograd nëse opozita fiton”.

Organizatat joqeveritare dhe vëzhguesit e zgjedhjeve deklaruan se janë vërejtur edhe shumë parregullsi të tjera, si “treni bullgar”, lista paralele, blerje të mundshme votash, transmeton Beta.

Në Ojatsi janë sulmuar vëzhgues të organizatës Crta, të cilëve persona të panjohur i kanë thyer xhamat e makinës, pasi kanë vërejtur gjoja heqjen e fletëve të votimit nga qendra e votimit dhe janë dërguar në ambientet e partisë.

Komisioni Republikan Zgjedhor njoftoi se deri në orën 18 kanë votuar 51.93 për qind e qytetarëve, të atyre me të drejtë vote.

LEXO EDHE:

Back to top button