Qeni i shpëton jetën pronarit në SHBA, vrapoi katër milje nëpër shkretëtirë deri sa gjeti familjarët
Qeni i shpëton jetën pronarit në SHBA, vrapoi katër milje nëpër shkretëtirë deri sa gjeti familjarët

Një qen ka vrapuar rreth katër milje për të marrë ndihmë për pronarin e tij, i cili përplasi makinën e tij në një luginë në Oregon.
Sipas autoriteteve drejtuesi i makinës u shpëtua për shkak të heroizmit të kafshës.
Brandon Garrett po udhëtonte me katër qentë e tij në veri në rrugën US Forest Service 39 në kontenë Baker, afër vendit ku familja e tij kishte ngritur kamp.
Gjatë udhëtimit, ai humbi drejtimin e automjetit dhe u përplas mbi një argjinaturë të rrugës dhe përfundoi në fund të luginës, sipas një deklarate nga zyra e sherifit të qarkut Baker.
Garrett i mbijetoi përplasjes, por aksidenti e la atë të bllokuar në makinë dhe u detyrua të priste derisa të vinte dikush për ndihmë.
Një nga qentë e tij vrapoi përsëri në vendin ku ishte ngritur kampi dhe pamja e kafshës bëri që familja e Garrett të kuptonte se diçka kishte shkuar keq.
Qeni vrapoi gati katër milje nëpër shkretëtirë deri sa gjeti familjarët e të zotit.
Familja filloi shpejt të kërkonte për Garrett dhe pas pak orësh panë makinën e tij. Për shkak se ata nuk ishin në gjendje ta arrinin atë prej terrenit të vështirë, ata lajmëruan shërbimet e urgjencës për ndihmë.
Garrett u gjet rreth 100 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti me tre qentë e tij të tjerë, të cilët ishin gjithashtu të gjallë. Autoritetet i dhanë Garrett ndihmën e parë në vendngjarje. Më vonë ai u dërgua me një ambulancë në një helikopter që e çoi në një spital në zonë.