Qeni me gjuhën më të gjatë në botë, hyn në librin Guinnes

Qeni me gjuhën më të gjatë në botë, hyn në librin Guinnes

Qeni tre vjeçar anglez me emrin Bizbi ka hyrë në librin e rekordeve botërore Guiness si qeni me gjuhën më të gjatë në botë. Gjuha e Bizbi është rreth 10cm, apo më saktë 9,49cm. Pronarët e Bizbi, Xhej dhe Erika Xhohnson, të cilët e kanë adoptuar qenin që kur ai ka qenë i vogël, thanë se gjithmonë e kanë vërejtur se Bisbi ka një gjuhë të gjatë dhe se mund të fitonte një çmim. Më së shumti gjatësia e gjuhës së Bizbi vërehet kur ai ushtron, ndërsa pronarët e tij thonë se ai është një qenush shumë i dashur, ka shumë dëshirë t’i përqafojë njerëzit dhe të qëndrojë gjithë kohës pranë pronarëve të tij. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button