Qeni roje më i keq në histori: Ai luajti dhe përkëdheli hajdutin

Qeni roje më i keq në histori: Ai luajti dhe përkëdheli hajdutin

Një video gazmore e një retrieveri të artë që ka fituar titullin “qeni roje më i keq në histori” po bëhet virale në internet.

Gjegjësisht, në San Diego, një burrë i panjohur ka hyrë në garazhin e një shtëpie familjare për të vjedhur një biçikletë me vlerë 1300 dollarë.

Mirëpo, më pas u shfaq një retriever i artë dhe në vend që ta ndalonte hajdutin, vendosi të luante me të dhe gjithçka u regjistrua nga kamerat e vëzhgimit.

Përkatësisht, hajduti ishte duke dalë nga garazhi me biçikletën e vjedhur dhe më pas i është afruar një qen lozonjare, i cili nuk ka lehur asnjëherë, vetëm duke tundur me kënaqësi bishtin.

Sjellja e tij e ndaloi për një moment hajdutin të vidhte, ndaj ai filloi t’i përkëdhelte kokën dhe stomakun.

“Ti je qeni më i lezetshëm që kam parë ndonjëherë”, dëgjohet duke i thënë hajduti qenit në video.

Mirëpo, hajduti nuk hoqi dorë nga vjedhja dhe policia e San Diego-s e shpërndau këtë video dhe u bëri thirrje qytetarëve që të informojnë nëse e kanë parë njeriun në video apo kanë informacion për biçikletën e vjedhur.

LEXO EDHE:

Back to top button