Qentë e Fabinjos, rrezikojnë seriozisht transferimin te Al Itihad?

Fabinjo është i lidhur për një kalim në Arabinë Saudite, te klubi i Al Ittihad. Por marrëveshja mes Liverpulit dhe klubit arab është në rrezik dhe për këtë gjë janë bërë shkak qentë e lojtarit brazilian.
Fabinjo është pronari i disa qenve të racës “Bulldog” francezë, racë e ndaluar në Arabinë Saudite pasi cilësohen si të rrezikshëm.
Për këtë arsye, janë shfaqur probleme me dokumentet e kafshëve shtëpiake të mesfushorit brazilian.