Qentë e trajnuar posaçërisht i qetësojnë pasagjerët në aeroportin e Stambollit
Qentë e trajnuar posaçërisht i qetësojnë pasagjerët në aeroportin e Stambollit

Aeroporti i Stambollit ka qen të trajnuar posaçërisht për të qetësuar pasagjerët nervozë përpara fluturimit të tyre.
Aeroporti filloi zbatimin e programit muajin e kaluar për të ndihmuar në uljen e stresit dhe ankthit midis pasagjerëve.
E ulur në gjunjë për të përkëdhelur qenin Kuki, pasagjerja Anastasia Podmazova vlerësoi shërbimin.
– Më relakson. Unë i dua kafshët. Është shumë mirë – thotë ajo.
Pas reagimeve pozitive nga pasagjerët, operatori i aeroportit IGA dëshiron të zgjerojë projektin, duke rritur numrin e qenve në dispozicion për të qetësuar pasagjerët nga 5 në 10, tha Abdulkadir Demirtaş, menaxher i përvojës së klientit.
– Udhëtimi mund të jetë stresues. Sipas hulumtimeve, ndërveprimi mes kafshëve dhe njerëzve ul stresin dhe nivelet e ankthit – tha Demirtas.
Murat Cengiz Koca, ekspert për sjelljen e qenve dhe trajner që shoqëron qentë në aeroport, thotë se kafshët janë të trajnuar që të mos reagojnë ndaj zhurmave apo njerëzve.
– Qentë që zgjodhëm për të qenë pjesë e këtij projekti kaluan një proces dhe trajnim njëvjeçar. Ata janë sot këtu sepse kanë pasur sukses – thekson ai.