Qese e sanduiçit ndaloi kthimin e Alonsos

Kthimi i Fernando Alonsos në garat e Formula 1 dukej se do të ishte shumë i suksesshëm, pasi spanjolli me makinën “Alpine”, u tregua në formë mjaft të mirë në kualifikueset e Çmimit të Madh të Bahreinit. Por në mënyrë të papritur, Alonso lajmëroi se kishte probleme me frenat që nxeheshin shumë dhe në xhiron e 32-të u desh të tërhiqej nga gara. Më vonë, u mësua edhe arsyeja e çuditshme që e kishte penguar që të çonte deri në fund, e mundësisht të merrte pikë që në garën e tij të parë pas rikthimit.

 

 

 

 

“Pas ndalesës së parë në bokse, ne kishim një problem të vogël që na detyroi të ulnim performancën e makinës. Pastaj, pas ndalesës së dytë, një qese sanduiçi ngeci në tubin e frenave të makinës së Fernados, gjë që çoi te temperaturat e larta dhe i shkaktoi disa dëmtime sistemit të frenimit, ndaj e tërhoqëm nga gara për çështje sigurie,” shpjegoi shefi ekzekutiv i “Alpine”, Marcin Budkovski.

Alonso, kampion bote në vitet 2005 dhe 2006 me “Reno”, arriti të garonte deri në vendin e 7 në fillimin e garës në pistën e Sakhir, para se të fillonin problemet që shkatërruan rikthimin e tij në pistë.

LEXO EDHE:

Back to top button