Qeveri, vazhdon mbledhja për pagën minimale
Ende po vazhdon takimi në mes kryeministrit Kovaçevski dhe resorëve ekonomik, në lidhje me rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë, shkruan Alsat.
Nga ky takim deri më tani nuk ka asnjë arritje të marrëveshjes, edhe pse dje kryeministri paralajmëroi që gjatë ditës së sodit do të arrihet një marrëveshje dhe se i përkrahë punëtorët dhe rritjen e pagës.
Nga ana tjetër sindikata dhe punëdhënësit nuk lëshojnë pe, dhe kanë paralajmëruar protesta të radhës nëse nuk zgjidhet kërkesa e tyre.








