Qeveria Britanike kërkon ta dëbojë, shqiptari: Na trajtojnë si kafshë, e kemi shkelmin në fyt

Qeveria Britanike kërkon ta dëbojë, shqiptari: Na trajtojnë si kafshë, e kemi shkelmin në fyt

Një shqiptar i cili jetonte prej 10 vitesh në Britaninë e Madhe do të dëbohet pasi nuk ka letra.

Ai është kapur duke punuar në të zezë në një restorant dhe është dërguar në qendrën e largimit të imigracionit në Harmondsworth, pranë aeroportit Heathrow.

Ai ka ndërtuar familje në shtetin anglez, duke i lindur edhe dy fëmijët në këtë vend, por duket se qeveria britanike nuk e ka marrë parasysh këtë fakt.

“Është sikur kam më kanë vendosur shkelmin në fyt dhe po më mbytin,” tha ai, duke folur nga qendra e deportimit.

“Erdhën për të kontrolluar restorantin ku unë punoj, më shumë se 10 prej tyre, të gjithë me uniforma. Ata thanë se kishin informacione se aty ndodhej punonjës në të zezë dhe filluan të pyesnin njerëzit për mua. Ata nuk më dhanë asnjë shpjegim, vetëm më çuan në stacionin e policisë, më mbajtën atje dhe më pas në qendrën e imigracionit. Po më trajtojnë si kafshë”, është shprehur shqiptari për The Guardian.

Sipas tij qeveria britanike po godet me të drejtë shqiptarët.

“I gjithë ky vend [Harmondsworth] është plot me shqiptarë. Duket sikur po na rrethojnë për të na futur larguar që këtu. Djali me të cilin po ndaj qelinë, është po ashtu shqiptar. Për mua kjo është hakmarrje ndaj nesh. Duket se qeveria po gjen boshllëqe ligjore për të na deportuar. Të gjithë janë kaq të shqetësuar dhe të frikësuar – sa nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne”./insajderi.org/

LEXO EDHE:

Back to top button