Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 65-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt me më tepër pika të rendit të ditës. Në mbledhjen e 65-të, sipas rendit të ditës të propozuar, ministrat, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme dhe Propozim-ligjin për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore dhe didaktike në arsimin fillor dhe të mesëm.

Në mbledhjen e Qeverisë, që do të mbahet përmes video konferencës, do të shqyrtohet edhe Informacioni për realizimin e projektit për ndërtimin e tubacionit të gazit interkonektiv ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë të dorëzuar nga Shoqata aksionare për kryerje të veprimtarisë energjetike “Burime Nacionale Energjetike” – Shkup në pronësi shtetërore.

LEXO EDHE:

Back to top button