Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i heq, sa më parë masat ndëshkuese ndaj vendit
Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i heq, sa më parë masat ndëshkuese ndaj vendit

Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i heq, sa më parë dhe plotësisht, masat ndëshkuese ndaj vendit.
Pas miratimit të konkluzave të ministrave të BE-së ditë më parë, ndër të cilat thuhet se BE-ja gradualisht do t’i heq masat, paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për depërshkallëzuar tensionet në veri, nga Qeveria theksojnë se Kosova nuk ka iniciuar tensionet në veri.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se bazuar në situatën aktuale në terren dhe rekomandimin e ish-përfaqësuesit të lartë të BE-së, Zhosep Borrell, Kosova ka përmbushur anën e saj të dakordimit të Bratislavës për shtensionimin e gjendjes në veri. Sipas tij, pas kësaj s’ka asnjë arsye që masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës të jenë në fuqi. Ndërkohë njohësi i integrimeve evropiane, Seb Bytyçi, tha për KosovaPress se bazuar në përbërjen e re të Komisionit Evropian dhe konkluzionet e 17 dhjetorit të ministrave të BE-së, masat ndëshkuese ndaj Kosovës mund të hiqen deri në fund të këtij viti, mirëpo në formë graduale dhe jo në tërësi.
“Ka mundësi që në takimin që mbahet në fund të dhjetorit të merret një vendim. Mirëpo largimi i masave pritet të ndodh me disa hapa të ndryshëm dhe nuk do të ndodh largimi i të gjitha masave përnjëherë. Nëse merret një vendim do të kemi një largim të masave në faza që do të zgjasin ndoshta edhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm”, tha Seb Bytyçi, ekspert.