Qeveria e re, më shumë emra të rinj në ekipin e Kovaçevskit

Fatlume Dervishi

Kompletimi i emrave të kabinetit të ri qeveritar është pothuajse punë e kryer. Mandatari Dimitar Kovaçevski sot takon kryesinë e ngushtë të partisë për një konfirmim të fundit të emrave që ka zgjedhur, pas konsultimeve edhe me partnerët e koalicionit qeveritar. Të hënën pasdite, në mbledhjen e kryesisë qendrore, Kovaçevski do t’i konfirmojë ato emra edhe para organeve të partisë. Për opinionin emrat nuk janë zyrtarizuar por mediat tashmë raportojnë jozyrtarisht për disa prej tyre, shkruan Alsat.

YouTube video

Qeveria e Kovaçevskit

  • Sanja Llukarevska – zv/kryeministre për luftë kundër korrupsionit
  • Bojan Mariçiq – zv/kryeministër për çështje evropiane
  • Fatmir Bytyqi – zv/kryeministër për çështje ekonomike
  • ? – ministër për Punë të Brendshme
  • Lupço Nikollovski – ministër i Mbrojtjes
  • Millan Zhivkoviq – ministër për Punë dhe Politikë Sociale
  • Sllavjanka Petrovska – ministre e Drejtësisë
  • Trajan Dimkov – ministër i Bujqësisë

Dilema ka pasur për ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve por gjasat janë që ajo të drejtohet edhe më tej nga Bllagoj Boçvarski. Partitë shqiptare të koalicionit mbeten te kuadrot e njëjta.

Kovaçevski në intervistë për MIA-n, i pyetur nëse ka kuadro të pazëvendësueshëm nga përbërja aktuale e ekzekutivit deklaron:

“Secili është i zëvendësueshëm, posaçërisht nëse në një moment të caktuar nuk është më në nivelin e detyrës. Ky është parim bazë për menaxhim efikas dhe Qeveria e re do të udhëhiqet nga ky parim. Sa i takon përbërjes së re qeveritare dhe resorëve që do të drejtojë LSDM-ja, bëhet fjalë për ekip të ri njerëzish por edhe kuadro të dëshmuar të qeverisë paraprake të cilët kanë pasur realizim të mirë dhe rezultate në resorët e tyre.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, mandatar për kryeministër.

Kovaçevski pritet të dorëzojë propozimin për kabinetin e ri qeveritar në Kuvend ditën e martë dhe ai të votohet gjatë fundjavës së ardhshme.

Ministër i Punëve të Brendshme me gjasë do të mbetet Oliver Spasovski edhe pse u përfol se nënkryetari i LSDM-së Mile Zeçeviq do ta udhëheq dikasterin e Brendshëm.

 

LEXO EDHE:

Back to top button