Qeveria greke zyrtarizon hapjen e kufijve me Shqipërinë

Qeveria greke ka zyrtarizuar hapjen e kufijve me Shqipërinë. Sipas vendimit të dërguar mëngjesin e së premtes në pikat kufitare, pika kufitare e Kakavijës punon 24 orë dhe hiqet limiti prej 1500 personash. Pika kufitare e Kapshticës u hap një ditë më parë dhe do të funksionojë 24 orë, ku hiqet limiti prej 400 personash.

Pika kufitare e Qaf Botës funksionon në fashën orare 07:00-16.00 me 250 persona. Edhe Porti i Sarandës funksionon normalisht pa limit pasagjerësh. Për të kaluar në kufirin grek mbetet vendimi për rapid test ose PCR, jo më herët se 72 orë përpara udhëtimit ,si dhe detyrimi i plotësimit të formës PLF jo më vonë se 24 orë para udhëtimit.

LEXO EDHE:

Back to top button