Qeveria izraelite njoftoi se marrëveshja e armëpushimit nuk do të votohet në kabinetin izraelit, derisa të finalizohet

Qeveria izraelite njoftoi se marrëveshja e armëpushimit nuk do të votohet në kabinetin izraelit, derisa të finalizohet

Gazetare: Xhesika Sallahi

“Ka pasur një “shmangie” në disa aspekte, aspekte të kësaj marrëveshjeje për të liruar pengjet tona, për të cilat ishte rënë dakord më parë. Deklarata e zyrës së Kryeministrit ka thënë se ka mbetur mosmarrëveshje, disa gjëra për të cilat menduam se ishin rënë dakord janë ndryshuar. Kjo marrëveshje nuk mund të sillet në kabinetin e Izraelit për të votuar deri sa të finalizohet,” deklaroi David Mencer, zëdhënës i Qeverisë izraelite.

Marrëveshja e armëpushimit, nëse finalizohet, do të hyjë në fuqi të dielën më 19 janar dhe është në tre faza, me një armëpushim fillestar 42-ditor gjatë të cilit do të ketë një lirim gradual të 33 pengjeve të parë dhe tërheqje graduale të forcave izraelite nga zonat e populluara të Rripit të Gazës. Ndërsa në fazën e tretë parashikohet kthimi i trupave të pengjeve të vrarë që mbaheshin në Gaza dhe krijimi i një plani rindërtimi dhe strukture të re qeverisëse. Izraeli thuhet se ra dakord të lirojë të paktën 1,000 të burgosur palestinezë gjatë fazës së parë. Askush nuk do të lejohet të shkojë në Bregun Perëndimor dhe asnjë nga milicët që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 nuk do të lirohet.

Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një rritje të ndihmave humanitare të dërguara në Rripin e Gazës nga organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, supozohen të paktën 600 kamionë në ditë. Shumë palestinezë dhe familje të pengjeve izraelite e festuan lajmin, por lufta në terren në Gaza nuk u ndal. Të dyja palët kanë rritur operacionet ushtarake në orët e fundit përpara se armëpushimi të hyjë në fuqi, duke lënë viktima të shumta, si një mënyrë për të projektuar forcën. Izraeli filloi një fushatë për të shkatërruar Hamasin, në përgjigje të një sulmi të 7 tetorit 2023, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng. Më shumë se 46,700 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë dhe rreth 2.3 milionë banorë janë zhvendosur. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button