Qeveria mbanë seancë të jashtëzakonshme pas sulmit rus në Ukrainë
Qeveria mbanë seancë të jashtëzakonshme pas sulmit rus në Ukrainë
Informimi për pakon e re të masave kufizuese të BE-së për situatën në Ukrainë, me rekomandim për bashkimin e Maqedonisë së Veriut me të gjitha vendimet e BE-së për këtë lloj masash kufizuese, është në rendin e ditës së sotme, në seancën e 17-të të rregullt të Qeverisë.
Sipas komunikatës për shtyp të qeverisë, sot ministrat do të shqyrtojnë Informatat për nevojën për të siguruar strehim për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe anëtarët e familjeve të tyre pas evakuimit të tyre nga Ukraina.
Fillimi i seancës është në orën 11:00./ Alsat.mk








