Qeveria me ligj do t’i shfuqizoj drejtorët ekonomik të spitaleve

Qeveria me ligj do t’i shfuqizoj drejtorët ekonomik të spitaleve

Gazetare: Fatlume Dervishi

Qeveria edhe me ligj do t’i heqë pozitat e drejtorëve ekonomik të spitaleve. Propozimi që sot pritej të kalonte në qeveri, siç njoftojnë nga ekzekutivi, synon përmirësimin e efikasitetit në menaxhimin e objekteve shëndetësore, uljen e kostove administrative dhe rritjen e fondeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Sipas dispozitave të reja ligjore, do të shfuqizohet ekzistenca e dy pozicioneve drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat më parë ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet. Tani e tutje këto institucione do të drejtohen nga vetëm një drejtor, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e institucionit, si dhe për ligjshmërinë e funksionimit”, njoftojnë nga Qeveria.

Heqja e pozitave të drejtorëve ekonomik nëpër spitale ishte përfolur prej kohësh. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari e kishte nisur një proces të tillë që kur erdhi për herë të parë në këtë funksion në vitin 2017. Megjithatë, me ndryshimin e ministrave, procesi nuk u zbatua. Një ditë më parë, Taravari tha se nuk do të shkarkohen të gjithë por se kuadrot e mirë do të mbeten të punësuar nëpër spitalet e caktuara.  /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button