Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka vendosur masat e reja ndaj Rusise dhe kufizimet. Praktikisht, me komunikaten e saj te fundit per shtyp behet me dije se sfida Shqipëri-Rusi, më 2 qershor, e vlefshme per Ligën e Kombeve, ndeshja e pare e grupit, nuk do te zhvillohet në Shqipëri, raporton Telesport.al. Ende nuk ka zyrtarizim nga UEFA, por duke qenë se nga Shqipëria ka vënë bllokadë, futbolli kalon në planin e dytë.
Kujtojmë se Shqipëria është shortuar në Grupin B2, me Islandën, Rusinë dhe Izraelin. Praktikisht, qeveria shqiptare bllokon hyrjen e shtetasve rus në Shqipëri!

“Përgjegjësia për këtë luftë është e Vladimir Putin dhe e askujt tjetër. Në këtë situatë jemi krenarë që Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm, që nga OSBE e NATO, ku propozimet tona kanë qenë mjaft të guximshme. Vendi ynë propozoi një rezolutë ku i bëri thirrje Rusisë që të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës.
Shqipëria pa asnjë hezitim u është bashkuar masave dhe aktualisht po harton bazën ligjore për masat shtrënguese të miratuara nga Këshilli i BE-së që nga data 23 shkurt. Ngrirja e aseteve të Presidentit Putin, ministrave e jo vetëm, anëtarëve të Dumës Shtetërore ruse. Në total këto masa kufizuese do të zbatohet për 654 individë dhe 42 subjekte.
Ndalohet dhe udhëtimi i rusëve në Shqipëri, i atyre që janë listuar në BE. Vendosen kufizime dhe në sektorin e transporteve e energjisë”, deklaroi Xhaçka.








