Qeveria miratoi propozim ligjin për shtesën rinore prej 3.000 denarë për të rinjtë deri në 23 vjeç
Qeveria miratoi propozim-ligjin për shtesën rinore, të propozuar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Sipas këtij propozimi, shtesa rinore do të jetë 3.000 denarë në muaj dhe do t’u paguhet të rinjve deri në moshën 23-vjeçare.
Sipas propozimit, shtesa rinore do të jetë 3.000 denarë në muaj dhe do t’u paguhet të rinjve deri në moshën 23-vjeçare, të cilët kanë të paktën arsim të mesëm të përfunduar.
Të drejtën për ta shfrytëzuar këtë shtesë do ta kenë të rinjtë që janë të përfshirë në sigurimin e obliguar social në bazë të punësimit ose vetëpunësimit në veprimtari prodhuese, ata që janë punësuar përmes agjencive private dhe më pas kanë kaluar në kompani prodhuese, si dhe bujqit individualë të regjistruar.
Nga Qeveria theksojnë se me vendosjen e shtesës rinore vazhdojnë angazhimet për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët në Maqedoninë e Veriut, me fokus të veçantë tek të rinjtë.









