Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë mbi gjysmë milioni euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë mbi gjysmë milioni euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë mbi gjysmë milioni euro për mbështetje financiare në bashkëfinancimin e projektit të ndërtimit të shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës.

Gjatë takimit të kabinetit qeveritar, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se ky vendim erdhi pas kërkesës së Komunës së Preshevës. Ai tha se kjo kërkesë është bazuar në dakordimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës. Bashkëfinancimi i projektit në vlerë prej 580.000 euro nga ana e Kosovës, sipas Çekut, përfaqëson “një ndër investimet më të rëndësishme për jetën kulturore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

LEXO EDHE:

Back to top button