Qeveria nuk ka dërguar mesazhe për kompensim, qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve
Qeveria nuk ka dërguar mesazhe për kompensim, qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve

Që nga orët e para të mëngjesit qytetarë të shumtë kanë marrë porosi ne emër të Qeverisë me përmbajtjen: Keni fituar të drejtën për kompensim të ri prej 6100 denarësh. Qeveria ka reaguar duke bërë të ditur se bëhet fjalë për mashtrim të llojit “fishing” i cili është raportuar tek organet përkatëse dhe se po punohet për zbardhjen. “Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mesazheve të rrejshme nga numrat e telefonit dhe emailet e huaja dhe të mos japin të dhëna personale. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për të dhënat e tyre personale”, thuhet në thirrjen e Qeverisë drejtuar qytetarëve. /Alsat.mk