Qeveria sot do të mbajë mbledhje

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e rregullt të 47-të me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

- Advertisment -

Me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, në mbledhjen e sotme para ministrave do të gjendet Informacioni për Projektit “Përforcimi i sistemeve nacionale dhe lokale për mbështetje efektive socio-ekonomike integrimi i (Romëve) të kthyer nga Ballkani Perëndimor”.

Qëllimi i Projektit është avancimi i kapacitetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në nivel qendror dhe lokal për zbatimin e modeleve gjithëpërfshirëse për ri-integrim të të kthyerve dhe parasheh agjendë më të gjerë për gjithëpërfshirje sociale dhe tejkalim të arsyeve burimore dhe faktorëve për migrimin e romëve dhe kategorisë së ndjeshme të popullsisë.

Në mbledhjen e sotme, mes tjerash, në rend dite është edhe Propozim-programi për zhvillim rajonal të barabartë për vitin 2021, e propozuar nga Ministria për Vetëqeverisje Lokale me të cilën përcaktohet shpërndarja e mjeteve për nxitjen e zhvillimit rajonal të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përcaktuar me Buxhetin e vitit 2021.

Mbledhja e rregullt e 47-të e Qeverisë, do të mbahet përmes lidhjes me video-konferencë, është paraparë të fillojë në orën 12:00.

Për vendimet dhe konkluzat publiku do të njoftohet përmes kumtesës menjëherë pas përfundimit të saj.

LEXO EDHE:

Back to top button