Qeveria udhëzon Ministrin e Brendshme për lëshimin e letërnjoftimeve të mbetura pezull

Pas seancës së sotme qeveritare mbërrin informacioni i minutave të fundit. Qeveria udhëzoi Ministrin e Brendshëm të ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për miratimin e një akti nënligjor në përputhje me autorizimin e Ligjit për Kartat e Identitetit dhe ta harmonizojë atë me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili mundëson nxjerrjen e formularit të aplikimit për kartën e identitetit, formën e konfirmimit për kërkesën e paraqitur për lëshimin e kartës së identitetit, formularin për kartën e identitetit, procedurën për lëshimin dhe zëvendësimin e kartës së identitetit, si dhe për mënyrën e mbajtjes së evidencave për lëshuar kartat e identitetit. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski informoi se akti nënligjor do të botohet sot në “Gazetën Zyrtare”, dhe kështu do të mundësojë fillimin e menjëhershëm të printimit dhe lëshimit të letërnjoftimeve për qytetarët në përputhje me kërkesat e tyre.