Qindra kamboxhianë u përballën me të nxehtin tropikal për të vendosur një rekord të ri botëror të pazakontë, ja për çka bëhet fjalë!
Qindra kamboxhianë u përballën me të nxehtin tropikal për të vendosur një rekord të ri botëror të pazakontë, ja për çka bëhet fjalë!

Të premten vonë, 245 burra ngritën partneret e tyre – bashkëshortet, të dashurat, motrat ose nënat – me një krah nën gjunjë dhe tjetrin rreth shpinës për një minutë për të vendosur rekordin, konfirmuan zyrtarët e Rekordeve Botërore Guinness.
“Jam shumë i lumtur, kjo është hera ime e parë që marr pjesë në këtë lloj ngjarjeje për të thyer rekordin botëror për Kamboxhia,” i tha AFP Sam Khan, 25 vjeç, i cili mbante gruan e tij në krahë.
Në këtë aktivitet morën pjesë të rinj dhe të moshuar.
Pas vendosjes së rekordit, shumë nga konkurrentët vazhduan të mbanin nuset e tyre si pjesë e konkursit për të fituar një makinë të re.
“Të mbartë nusen” është emërtuar sipas mënyrës se si në disa kultura dhëndri e çon nusen e tij përtej pragut të shtëpisë së tyre të re.