QKUK tregon për gjendjen shëndetësore të policit të plagosur

Në mëngjesin e hershëm të së premtes është plagosur një polic i Kosovës. Ai kishte ndërhyrë në një nga grabitjet që ndodhi në mëngjesin e hershëm në një nga bankomatat që gjendet në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veternik” në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e policit tani është e mirë dhe pas ndihmës emergjente të dhënë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është liruar për në shtëpi. Kështu bëri të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Ka marrë ndihmën në emergjencë dhe pas ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi”, tha Fazliu për KosovaPress.

Ndërkohë që rruga e cila e cila të shpinte për në “Veternik” tani është liruar për qarkullim, pasi që shkak i ngjarjes ishte bllokuar për qarkullim.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar për KosovaPress se shtënat me armë zjarri kanë ndodhur derisa të dyshuarit për grabitje ishin duke ikur nga kapja e policisë.

“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tregoi Borovci për KosovaPress.

 

LEXO EDHE:

Back to top button