QMBN: Shteti vazhdon të jetë i kapur nga korrupsioni, nevojiten mekanizma për të luftuar atë
QMBN: Shteti vazhdon të jetë i kapur nga korrupsioni, nevojiten mekanizma për të luftuar atë

Shteti vazhdon të jetë i kapur nga korrupsioni dhe nevojitet të gjenden mekanizma për të luftuar atë- thuhet në analizën e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), e cila u prezantua në diskutimin panelin e sotëm për luftën kundër korrupsionit. Ajo që tregon analiza është se në vend ende ekziston presion serioz korruptiv, përkatësisht shumë njerëzve ende u kërkohet ryshfet. Përveç në vend, analiza përfshin edhe situatën në Ballkan, ku gjithashtu përfundimi është se korrupsioni është i përhapur gjerësisht.
“Analiza e fundit nga viti i kaluar për të gjithë rajonin tregon ende nivel të lartë të presionit korruptiv, pra shumë njerëzve u kërkohet ryshfet. Në rajon mesatarja është rreth 33 për qind ndërsa tek ne mesatarja e fundit është 31 për qind, duke përfshirë faktin se shumë njerëz edhe japin ryshfet. Në rajon mesatarja e ryshfetit të dhënë është 31 për qind, që do të thotë se ka shumë pak rezistencë ndaj korrupsionit, pothuajse 90 për qind e atyre që u është kërkuar ryshfet, e kanë dhënë atë. Tek ne, përqindja e fundit është 26 për qind, që tregon një lloj ulje krahasuar me më parë, por përsëri diferenca është vetëm pesë për qind mes atyre që u është kërkuar dhe atyre që kanë dhënë, dhe kjo në fakt tregon se korrupsioni është aq i përhapur, sa është bërë pjesë e përditshmërisë”, tha Aleksandar Kërzhallovski, drejtor ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar. /Alsat.mk