QMK, apel qytetarëve për pastrimin e kanaleve
QMK, apel qytetarëve për pastrimin e kanaleve
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka nxjerrë raportin e saj të rregullt ditor në të cilin apelon qytetarët që të pastrojnë rregullisht kanalet lokale të kanalizimeve dhe të mos hedhin mbeturina në to. Gjithashtu, QKM apelon qytetarët që të mos ndotin shtretërit e lumenjve në komunat ku jetojnë. Krahas këtij apeli, QKM bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë zjarr i hapur në vend. Gjatë ditës dhe natës së kaluar në numrin e vetëm të emergjencës në QKM janë pranuar gjithsej 1419 thirrje nga qytetarët. Nga këto thirrje, 69,63 për qind janë drejtuar në Polici, 25,65 për qind në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore dhe 1,57 për qind e thirrjeve të urgjencës për zjarrfikësit. /Alsat.mk